Para zyrës së tij po mbahet protesta, Tomë Gashi ka dy fjalë për të

Aktuale

Para zyrës së tij po mbahet protesta, Tomë Gashi ka dy fjalë për të

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 12:24
Protesta

Para zyrës së avokatit Tomë Gashi po mbahet protestë për shkak se ai shqelmoi kutinë e një lypsari në sheshin e Prishtinës.

E Gashi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka thënë se kjo protestë duhet të shërbejë për sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për trafikimin e fëmijëve dhe pazareve të “bosave” me lypsarët e Prishtinës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Protesta e organizume sot nga YIHR le te sherbej per senzibilizimin e opinionit dhe institucioneve perkatese per trafikimin e femijeve dhe pazareve te “bosave” me lypsaret ne Prishtine. Shpresoj qe kjo qeshtje ma ne fund ka vemendjen e duhur dhe organet kompetente te ndermarrin masat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat