Marrëveshjet me Serbinë jotransparente, ende nuk dihet përmbajtja e tyre

Aktuale

Marrëveshjet me Serbinë jotransparente, ende nuk dihet përmbajtja e tyre

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjeve

Dy marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë për autostrada dhe hekurudha po cilësohen si jotransparente.

Përkundër se në letrat e interesit, dy palët të premten e javës së kaluar në Munih të Gjermanisë, kanë hedhur nënshkrimet për të shprehur gatishmërinë e tyre për hapjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja, ende nuk dihet saktë për përmbajtjen e tyre. Derisa për të dhënë sqarimet mbi këto marrëveshje ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka qenë i paqasshëm.

Analisti politik Arton Demhasaj thotë se, kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkoi llogari nga dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës që e nënshkruan marrëveshjet. Sipas tij, është skandal në veti që Qeveria e re mos me qenë në dijeni për këto dy marrëveshje me Serbinë.

Por krahas saj, Demhasaj thotë se çdo hapje e linjës së hekurudhës dhe autostradave që lidhen me secilin vend fqinjë i kontribuon zhvillimit ekonomik.

Fjalë të mira për këto marrëveshje, ka njohësi i rrethanave politike, Faton Abdullahu, i cili thotë kjo marrëveshje tashmë ekziston dhe duhet të vazhdohet më tutje.

Për palën kosovare letrat e interesit, përkatësisht marrëveshjet i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Këto marrëveshje, por edhe ajo për linjën ajrore, janë bërë me ndërmjetësimin e dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat