Cakaj ia lëshon një shaka në zyre Kurtit: Që doni, i ndërrojmë edhe flamujt

Aktuale

Cakaj ia lëshon një shaka në zyre Kurtit: Që doni, i ndërrojmë edhe flamujt

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:07
Gent Cakaj dhe Albin Kurti

(E plotësuar) - Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ka qëndruar Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.  

Cakaj në Prishtinë është takuar me gjithë krerët e shtetit, përfshirë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kryekuvendaren Vjosa Osmani dhe në fund edhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë të fundit ndërkohë gjatë shtrëngimit të duarve, Cakaj ka lëshuar edhe një batutë. Ai u është drejtuar fotografëve dhe kameramanëve duke iu thënë që nëse dojnë mund t’i ndërrojnë me Kurtin flamurat.

“ Që doni i ndërrojmë edhe flamujt”, ka thënë Cakaj me shaka.

Diçka e tillë ka marrë edhe vëmendjen e Kurtit, i cili e ka tejkaluar me një buzëqeshje të lehtë.

Gent Cakaj: Duhet të takohemi më shpesh

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Shqipërisë, Gent Cakaj.

Pas takimit nuk ka pasur deklarim për media, mirëpo gjatë pritjes Cakaj duke uruar Kurtin për detyrën, i ka thënë atij se duhet të takohen më shpesh.

Cakaj sot është duke qëndruar në Kosovë në vizitë zyrtare dhe ka takuar krerët më të lartë institucionalë.

***

Diplomati shqiptar, Gent Cakaj që po qëndron në Kosovë gjatë ditës sotme e ka pritur në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit takimin me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e ka mbajtur të mbyllur dhe pa praninë e mediave.

Këto të fundit u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat