Kuçi: Rasti i Gashit dhe lypsarit nuk duhet kaluar pa denoncim

Aktuale

Kuçi: Rasti i Gashit dhe lypsarit nuk duhet kaluar pa denoncim

Nga: M.H Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:08
Natyra Kuçi

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar në lidhje me rastin e avokatit Tom Gashi për gjestin që ka bërë kundrejt ë një lypsari në sheshin e Prishtinës.

Kuçi, tha që duhet të dënohet ky rast pasi që kemi të bëjmë me dy figura shoq ërore nj ë Avokat dhe një lypsar dhe duhet të merren masa.

Postimi i plotë

Para disa ditësh kemi qenë dëshmitarë të një sulmi të paparë më herët. Ishte avokati Tomë Gashi, njeri i njohur, i veshur me pushtet material e simbolik që goditi një lypsar në qendër të Prishtinës. Lypsarët e qytetet janë të harruarit e të pavërejtshmit e përditshmërisë sonë. Të shfrytëzuar, të përjashtuar, tash edhe të shqelmuar.

Sa herë ecim pranë tyre nuk e kthejmë dot kokën për t’i shikuar. Secili lypës në rrugë trazon fetishet e normalitetet, paqen që secili prej nesh e kemi bërë në raport me shoqërinë ku jetojmë. Mospranimin e një të vërtete që secili prej nesh e di, por pranimi i saj e ka një çmim të madh: megjithatë, ne jemi pjesë e një shoqërie të tillë!

Në Kosovë nuk është e mjaftueshme kritika ndaj pushtetit shtetëror. Kemi nevojë për kritikë shoqërore, denoncim e rezistencë ndaj formave të ndryshme të shtypjes e dominimit.

Rasti në fjalë nuk duhet kaluar pa denoncim sepse i kemi përballë dy figura që janë ilustrim i realitetit shoqëror. Tomë Gashi, një avokat sekser që ia ha mendja se pushteti e privilegjet e tij vijnë nga dijet e tij erudite mbi drejtësinë. Në anën tjetër, një lypës që i del në rrugë mu në qendër të kryeqytetit e ia prishë idilikën. Për Tomën e arrirë, situatë e lypësit nuk ka asnjë lidhje me gjërat që ky i ka mësuar mbi drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat