Këto janë fjalët e ministrit Cakaj për presidentin Thaçi

Aktuale

Këto janë fjalët e ministrit Cakaj për presidentin Thaçi

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:22
Gent Cakaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën, ka folur edhe për koalicionin e partive politike shqiptare që do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.

Ministri Cakaj tha para mediave se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në procesin e unifikimit të partive dhe liderëve politikë në Preshevë dhe për këtë shpreh mirënjohje personale dhe institucionale ndaj tij.

“Koalicioni i partive shqiptare nuk është vetëm produkt ekskluziv i përpjekjeve të Shqipërisë, ngase presidenti Hashim Thaçi ka qenë drejtpërdrejtë në proces, për këtë i shprehi mirënjohje personale dhe institucionale”, deklaroi ai.

Cakaj tutje shtoi se të njëjtin proces janë duke u përpjekur që ta bëjnë edhe në Malin e Zi.

“Është tepër me rëndësi që për herë të parë kemi arritur që të krijojmë koalicionin e partive politike shqiptare në Serbi, partitë e Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të vetme. Kjo ka tre efekte; e para unifikimi i spektrit politik, rritje e bashkëpunimit të tyre, për të mbrojtur të drejtat dhe ndërlidhja e drejtpërdrejtë politike mes Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të njëjtën po përpiqemi ta bëjmë edhe për Malin e Zi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat