“Kufijtë e Kosovës të paprekshëm”, ish-kryenegoticatorja reagon pas deklaratës së Grenell

Aktuale

“Kufijtë e Kosovës të paprekshëm”, ish-kryenegoticatorja reagon pas deklaratës së Grenell

Nga: A.ZH Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Edita Tahiri

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të “Euobserver,që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka deklaruar se ajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe ish-kryeneociatorja e Kosovës Edita Tahiri, përcjell Bota sot.

Tahiri e ka quajtur “lajmë të mirë” deklaratën e Grenellit, teksa ka theksuar se ky është një vërtetim i përkrahjes së SHBA-ve për Kosovës.

Sipas saj, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

“Ambasadori amerikan Grenell hodhi poshtë lajmet se gjoja Amerika përkrahë ‘shkeëmbimin e territoreve’. Ky është një lajm i mirë për paqen në Ballkan, është vërtetim i përkrahjes amerikane për shtetin e Kosovës dhe kufijtë e paprekshëm të saj”, ka shkruar Edita Tahiri në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat