Haradinaj i drejtohet përsëri Kurtit

Aktuale

Haradinaj i drejtohet përsëri Kurtit

Nga: A.SH Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përsëri ka reaguar në lidhje me taksën.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të mos e heqë taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi në Facebook:

Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.
Mos e heq taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.
Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.
Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat