Drejtorët e Telekomit ndjehen të rrezikuar nga qeveria e re, ja kujt i shkruajnë letër

Aktuale

Drejtorët e Telekomit ndjehen të rrezikuar nga qeveria e re, ja kujt i shkruajnë letër

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës i është drejturar me një letër ministres së re të Ekonimisë, Rozeta Hajdarit një ditë pas raportimeve në media se qeveria e ka në plan t’i shkarkojë ata.

Drejtoresha e Bordit të Drejtorëve të Delekomit, Besa Shatri, por edhe stafi i saj po ndjehen të rrezikuar, teksa kanë shprehur pakënaqësi mbi “denigrimin publik dhe politizimin e situatës në Telekomin e Kosovës dhe në Bordin e Drejtorëve”.

Në letrën e dërguar ministres Hajdari, Bordi i Telekomit ka thënë se kanë kërkuar vazhdimisht vëmendje nga qeveria për rastet si arbitrazhi, siguria nacionale e mirëmbajtjes së rrjetit si dhe kapitalizmi dhe financimi i projekteve esenciale.

Në letër theksohet se qeveria ka injoruar edhe kërkesën që e kishin nisur pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër, saktësisht me datë 12 shkurt të këtij viti.

Nga Bordi i Drejtorëve kanë shkruar se ministria ka refuzuar bashkëpunimin me bordin dhe menaxhmentin, kjo në paragjykime dhe vlerësime politike, teksa ja kanë kujtuar ministres se bordi aktual është zgjedhur dhe ranguar nga Komisioni i Ambasadës Britanike.

Dje është raportuar se qeveria do të marrë vendim për shkarkim të Bordit të Telekomit, për shkak të performancës së dobët, keqmenaxhimit dhe aferave korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat