Komuna e Prishtinës ia renovon banesën e djegur invalidit të luftës së UÇK-së!

Aktuale

Komuna e Prishtinës ia renovon banesën e djegur invalidit të luftës së UÇK-së!

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:44
Banesa e Metush Kamerit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i banesës së Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së.

Kamerit i ishte djegur banesa nga zjarri muaj më parë.

Më ndihmën e komunës ai sot i është kthyer banimit në banesën e tij me shtatë anëtarët e tjerë të familjes.

Image
Banesa e Metush Kamerit

Kështu bëri të ditur komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook.

“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë.

Image
Banesa e Metush Kamerit

Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës.

Jemi shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje!

Ta gëzoni!”, thuhet në njoftim.

Image
Banesa e Metush Kamerit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat