Hoti takoi Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

Aktuale

Hoti takoi Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Avdullah Hoti dhe Jan Braathu

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu me bashkëpunëtorë.

Siç njofton kumtesa, tkimi kishte qëllim informues me ç ‘rast të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, ndërsa Zëvendëskryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Misionin e OSBE-së në përmbushjen e objektivave të të dyja palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat