Haxhiu takohet me ambasadoren franceze: I domosdoshëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët

Aktuale

Haxhiu takohet me ambasadoren franceze: I domosdoshëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:07
Albulena Haxhiu dhe Marie-Christine Butel

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në vend.

Me këtë rast, Haxhiu falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës në fushën e drejtësisë duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Haxhiu tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe me shtetet e fuqishme sikurse Franca, në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa ambasadorja Butel, uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj duke vlerësuar se Franca do të vazhdojë të mbështes Kosovë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat