Analisti politik ka disa fjalë për ‘Planin Marshall’ të Albin Kurtit

Aktuale

Analisti politik ka disa fjalë për ‘Planin Marshall’ të Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Albin Kurti

Analisti politik, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se i ashtuquajturi ‘Plani Marshall’ është propozim ‘ad hock’ si përsiatje intelektuale e shpalosur nga Kryeministri aktual pa përgatitjen dhe qartësinë e një projekt-propozimi qeverisës.

Ai konsideron se si i tillë ai është servuar me ngut, si çështje për tu konsumuar nga mediat.

Ja shkrimi i tij:

I ashtuquajturi ‘Plani Marshall’ është propozim ‘ad hock’ si përsiatje intelektuale e shpalosur nga Kryeministri aktual pa përgatitjen dhe qartësinë e një projekt-propozimi qeverisës. Si i tillë ai është servuar me ngut, si çështje për tu konsumuar nga mediat, shoqëria civile dhe jo vetëm, e prirë për ti përmbushur tri qëllime;

1) Për ta eklipsuar mungesën e unitetit të Qeverisë aktuale ku ka mospajtime ndërmjet partnerëve qeverisës LV - LDK për sfidat kryesore sot.

2) Për ta mbushur zbrazësinë që është krijuar nga mungesa e përgjigjeve konkrete të qeverisë aktuale për taksën, reciprocitetin, dhe dialogun.

3) Për të amortizuar trysnin në rritje e cila determinohet nga pyetjet shtruar edhe nga SHBA-t edhe nga qytetarët e Kosovës, që duan përgjigje nga Qeveria sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat