Takimi Kurti-Cakaj, profesori tregon mesazhet që ministri ia solli nga Rama

Aktuale

Takimi Kurti-Cakaj, profesori tregon mesazhet që ministri ia solli nga Rama

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Gent Cakaj dhe Albin Kurti

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka komentuar vizitën e ministrit të jashtëm të Shqipërisë në Kosovë, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është e paimagjinueshme se çfarë duhej të fliste kryeministri i Kosovës me një zv. Ministër të paaftë, si Gent Cakaj, duke thënë se ai ndoshta i ka dërguar mesazhet e Ramës, përcjell Bota sot.

Sa i përket takimit të tij më Thaçin, ai thotë se për Cakajn presidenti foli me superlativa, pasi ia njeh meritat për rrënimin e pavarësisë së Kosovës dhe ndarjen e saj.

Ndërsa për takimin e Cakajt me Konjufcën, profesori Bytyçi thotë se ai përmendi se duhet hequr kufirin Kosovë-Shqipëri por që nuk përmendi idenë për të pasur ambasada të përbashkëta të të dyja shteteve në botë.

Bytyçi ka thënë se Kurti duhet të ketë kujdes nga intrigat e Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, vizitoi sot Kosovën. U prit nga në një bisedë me dyer të mbyllura nga kryeministri Albin Kurti. Për mua është e paimagjinueshme se çfarë duhej të fliste kryeministri i Kosovës me një zv. Ministër të paaftë, si Gent Cakaj. Ndoshta Cakaj ka dërguar mesazhet e Edi Ramës në zyrën e Albin Kurtit. Do të shohim se edhe kësaj i del tymi.
Nuk ishte surprizë që në takimin e tij me presidentin Thaçi, ky i fundit foli me superlativa për Gent Cakajn. Mesa duket Hashim Thaçi ia njeh meritat mëkëmbësit të Edi Ramës në diplomacinë shqiptare sa i përket kontributeve të tij për rrënimin e pavarësisë së Kosovës dhe ndarjen e saj.
Ndërkaq Cakaj në takimin me ministrin kosovar të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i dha zjarr idesë së zhbërjes së kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe foli për ambasada të përbashkëta të të dy vendeve në vendet e ndryshme të botës. Armiqtë shqipfolës të Kosovës dhe të kombit shqiptar nuk ndalen. Para se të shkohet përsëri te ideja e ndarjes së Kosovës, po shitet si karem heqja e kufirit midis Shqiprisë dhe Kosovës dhe shkrirja e ambasadave të Kosovës në botë!
Kujdes Albin! Intrigat e Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit nuk kanë fund! Ata luftojnë deri në fund për t’i realizuar projektet e tyre! Janë egoistë dhe ambiciozë deri në ekstrem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat