Lufta ia ndërpreu ëndrrën, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen si ai e shoku i tij lanë shkollën dhe rrokën armët

Aktuale

Lufta ia ndërpreu ëndrrën, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen si ai e shoku i tij lanë shkollën dhe rrokën armët

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:32
UÇK

Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite nga lufta e përgjakshme në Kosovë, ende kujtimet e hidhura dhe dhimbjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre janë të pranishme, derisa plagër nuk mbyllen asnjëherë.

Edhe Bardhyl Rraci, ishte vetëm 17 vjeç, kur kapi armët në dorë për t’i thënë ndalë armikut, madje ai la ëndrrën që nisi, të bëhej doktor.

Ish-ushtari i UÇK-së, ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarin e tij, të cilin e kishte shok në gjimnaz, derisa rrëfen për misionin e tyre të shenjtë, atë të çlirimit të vendit.

Ky është postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

E kemi kete foto sot , por nuk e kemi foton kur e lam shkollen e mesme te mjeksise ne Peje dhe u nisem ne lufte!


Njani ne zonen operative te Drenices e tjetri ne zonen e Dukagjinit.
Me 17 shkurt 1999 te dy i kishim nga 17 vjet ,ditlindjet tona te 18 i pritem ne mal,pa buke me pak plumba qe na mbeten!


Skemi as fotografi kur u takuam ne ne Maj/99 ne Maznik ne Dukagjin,me sy plote lote te perqafun na u duk se e fituam luften dhe se e mbaruam maturen…


Nuk u çmallem as pak ore ,kur ne dhome hyri komandanti R.Haradinaj e na tha : djema duheni me u nis per front se serbet kan marr pozicionet tona!!!


Na te dy u nisem ty kendu dhe pas shume ore luftime te aferta, fituam ,rimorem pozicionet tona!
Lufta na perplasi ne beteja e ,prita te tjera,prap ne zona te ndryshme por ne fund ,ishim afer flamurit kuq e zi ,njani ne clirimin e Pejes ,e tjetri ne clirimin e Klines.

Ne bijt e tu Kosove, do na kesh ne mbrojtjen tende sa here te kesh nevoje , e kete do e bejme me deshiren e respektin me te madhe!
Gezuar Dita e Pavaresise!

Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat