Anëtari i PDK-së në KQZ që votoi kundër meditjeve, e quan SHOW vendimin e Qeverisë

Aktuale

Anëtari i PDK-së në KQZ që votoi kundër meditjeve, e quan SHOW vendimin e Qeverisë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:26
Arianit Elshani

Anëtarët e Qeverisë kanë mbështetur një vendim të Ministrisë së Financave për ta refuzuar kërkesën e KQZ’së për mëditje për stafin e KQZ’së dhe PZAP’së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë.

Propozimi i ministrit Bislimi është kundërshtuar nga zv.kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se qeveria duhet të votojë dhe të miratojë kërkesën e KQZ’së ashtu siç ka ardhur në qeveri, dhe pastaj ministria e Financave të e mbikqyr me përpikri se si po shpenzohet ai buxhet, por jo të mos u miratohet kërksa për mëditje.

Pas hedhjes në votim të propozimit të ministrit Bislimi, i cili vjen nga VV, votën pro që të i refuzohen mëditjet KQZ’së, ja kanë dhënë vetëm ministrat që vijnë nga VV, dhe ministri Lumir Abdixhiku i LDK’së. Ndërsa, ministrat tjerë të partisë së Mustafës, kanë abstenuar, duke mos i dhënë përkrahje propozimit të ministrit Bislimi.

Por, nuk ka vonuar reagimi nga KQZ-ja.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së e ka quajtur show këtë vendim. Ai thotë se në mbledhjen e KQZ-së ku ai votoi kundër meditjeve, anetarët e këtyre dy subjekteve në koalicion ishin pro.

“Sot u zhvillua një cirk i veçantë në mbledhjen e qeverisë, ka 11 ditë që kam kundërshtuar kërkesën për shtesat ndaj përfaqësuesëve në KQZ. Kërkesa me shtesa u procedua në Qeveri me mbështetjen e përfaqësuesëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK, sot po kjo kërkesë u refuzua nga vetë ky koalicion qeverisës me të vetmin qëllim, për një SHOË për qytetarin”, ka shkruar Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat