Ja çfarë tregoi qeveria Kurti me vendimet e marra sot

Aktuale

Ja çfarë tregoi qeveria Kurti me vendimet e marra sot

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:25
Qeveria e Kosovës

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti,  ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti të cilat janë marrë në mbledhjen e Qeverisë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se vednimet e Qeverisë së Kosovës sot kanë treguar vendosmëri në luftën kundër  burokracisë.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti me vendimet e saj sot tregoi:

1. Vendosmëri në luftën kundër burokracisë inefektive nëpër ministri e borde, shpenzimeve të panevojshme, dhe emërimeve të parregullta

2. Energji për zhvillimin e ekonomisë, shpëtimin e ndërmarrjeve publike dhe mbrojtjen e bizneseve prodhuese

3. Maturi në vendimet me efekt ndërkombëtar, duke mirëmbajtur aleancat strategjike dhe duke prioritizuar interesin kombëtar

4. Kujdes për ambientin duke pezulluar ndërtimin e projekteve të dyshimta mbi lumenj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat