Inspektorati Policor dyshon se arma e polices u mor nga kasaforta në polici

Aktuale

Inspektorati Policor dyshon se arma e polices u mor nga kasaforta në polici

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Inspektorati Policor

Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic- shef operative si dhe Xhavit Azizi- staf civil janë suspenduar.

4 zyrtarë policor në Gjilan janë suspenduar për 72 orë.

Listës i prin komandanti i stacionit policor në këtë komunë, Alban Ramushi.

Ndërsa është suspenduar edhe zëvendës komandnanti  Naser Rrahmani.

Gjithashtu për 72 orë është suspenduar edhe Negovan Mihajlovic, shefi i operativës.

Gjithashtu është suspenduar edhe Xhavit Azizi, zyrtar në këtë stacion.

Këta dyshohet se e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë anëtarët të familjes Bllaca.

Sipas informacioneve të T7 brenda IPK-së, polices së ndjerë ju kishte marrë arma pas raportit mjekësor.

Nga ky institucion për televizionin kanë thënë se dyshojnë se arma ishte marrë nga një kasafortë brenda stacionit të Policisë në Gjilan.

Sipas IPK-së ka dyshime se armën ia ka dhënë edhe ndonjë zyrtarë policor.

Krejt këtë ngjarje se si kishte përfunduar arma në duart e policisë që tashmë u konfirmua që kishte probleme shëndetësore dhe ishte trajtuar nga psikologu po e hetojnë hetuesit e IPK-së.

Pas tragjedisë të së martës ku u shua familja Bllaca, stacion policor ku kishte punuar e dyshuara e vizituan të mërkurën ministri i MPB-së, Agim Veliun, drejtori i Policisë, Rashit Qalajn dhe kryetari e Gjilanit Lutfi Hazirin.

Ndërkohë drejtoresha rajonale e Policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti nuk ka pranuar të flasë të mërkurën për T7 për gjendjen që kishte policja e ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat