Sa përsona janë vrarë me armët zyrtare të policisë

Aktuale

Sa përsona janë vrarë me armët zyrtare të policisë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 09:15
Foto

Pesë anëtarët e familjes Bllaca të Gjilanit janë qëlluar për vdekje nga arma zyrtare e Policisë së Kosovës. Valdete Bllaca, pjesëtare e policisë, të martën ka shtënë në prindërit dhe dy vëllezërit e saj, e më pas ka vrarë veten me armën zyrtare.

Shfrytëzimi i armës nga ajo ishte i jashtëligjshëm, meqë më parë, me rekomandim të psikologut, asaj i ishte hequr e drejta e mbajtjes së saj. Rikthimi i armës te Bllaca ka qenë një nga arsyet e suspendimit të katër zyrtarëve të stacionit policor në Gjilan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Statistikat zyrtare tregojnë se ndër vite ka pasur disa viktima nga armët zyrtare.

Vetëm gjatë vitit 2019 janë vrarë tre persona. Në maj të atij viti, Jetmir Aliaj, punëtor në një kazino, u vra në vendin e tij të punës. I dyshuar për vrasjen e tij është Shefki Spahiu, pjesëtar i Policisë së Kosovës, me gradë të rreshterit. Ai po përballet me akuzën për vrasje të rëndë dhe për manipulim me prova. Spahiu dyshohet që vrasjen e Aliajt e ka kryer me armë zyrtare, duke shtënë nga distanca prej një metër.

Sipas Prokurorisë, pas vrasjes, karikatorit të armës zyrtare të policit i mungonte një plumb.

Lulzim Spahiu është një tjetër viktimë e armës zyrtare. Ndaj tij dyshohet se ka qëlluar polici Vllaznim Hamdia. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Gjilanit për caktimin e paraburgimit, ekziston dyshimi i bazuar që i dyshuari Vllaznim Hamdia, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’NATO 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta Lulzim Spahiun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat