Thaçi flet për Richard Grenell

Aktuale

Thaçi flet për Richard Grenell

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 09:38
Hashim Thaçi, Richard Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar “të shkëlqyeshëm” vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta emëruar Richard Grenellin, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane.

Kreu i shtetit të Kosovës, i cili ka bashkëpunuar për disa javë me Grenellin në dialogun Kosovë-Serbi, ka lavdëruar ambasadorin e ShBA-ve në Berlin për punën që ka bërë në raport me dialogun ndërmjet dy vendeve.

“Një zgjedhje e shkëlqyeshme nga Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si ushtrues detyre të Shefit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të jashtëzakonshme si i Dërguar Special për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për ta mbajtur sa më të sigurt ShBA-në dhe botën”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat