Modesta Imeri, ‘krahu i djathtë’ i Vlora Çitakut që u shkarkua sot nga Konjufca

Aktuale

Modesta Imeri, ‘krahu i djathtë’ i Vlora Çitakut që u shkarkua sot nga Konjufca

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:23
Vlora Çitaku dhe Modesta Imeri

Modesta Imeri është shkarkuar sot nga pozita e Konsulles në Ambasadën e Kosovës në Washington. Vendimin për të e ka marrë, Ministri i Jashtëm dhe i Diasporës, Glauk Konjufca.

Nuk dihet saktë arsyeja e shkeljes që është bërë kur është emëruar Imeri, por paradoksi qëndron në faktin se Kosova nuk kishte Konsullatë në Washington, por vetëm në New York.

Pra Kosova ka pasur konsulle në Washington ani pse nuk ka kryer shërbime konsullore. Modesta Imeri duket të ketë raport tejet të ngushtë me Ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Në shumë takime zyrtare e private ato shihen bashkë dhe shumë të shoqëruara.

Konjufca sot shkarkoi disa konsuj e diplomatë, me arsyetimin se ishin emëruar jashtëligjshëm. Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri; Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri; Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi; Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari; Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani; Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi; Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA; Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki; Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar; Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani; Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani; Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani; Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat