Reagon këshilltarja e Haradinajt pas shkarkimit nga Konjufca

Aktuale

Reagon këshilltarja e Haradinajt pas shkarkimit nga Konjufca

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Diellza Hoti

Pas vendimit të kryediplomatit Glauk Konjufca për shkarkimin e 14 konsujve, ka reaguar Diellza Hoti, e cila ka qenë konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoti, e cila më herët ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të shtunën e kaluar e ka njoftuar sekretarin e MPJ-së se për arsye personale/familjare për lirimin nga detyra si konsulle.

“Më lejoni t’iu njoftoj se për arsye personale/familjare duhet të zhvendosem në Oslo (Norvegji) për periudhë të caktuar dhe bazuar në këto rrethana e kam të pamundur të vazhdoj punën konform përgjegjësive në Ambasadën e EBA. Prandaj, nga sot e liroj detyrën time duke ju falënderuar për bashkëpunimin e mirëfilltë”, thuhet në njoftimin e Hotit dërguar të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat