Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar për shkarkimet e shumta të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se këto nuk janë shkarkime nga puna, por çkapje nga buxheti i shtetit, përcjell Bota sot.
Kraki ka thënë se Qeveria nuk duhet të ndalet, deri të arrihet çkapja e shtetit.
Postimi i Krakit në Facebook:
S’janë shkarkime nga detyra por çkapje nga buxheti i shtetit.
Titujt në media duhet të jenë:
« U çkap posta... »
« U çkap ambasada X apo Y »
« U çkapen bordet e agjensive shtetërore.. »
« U çkap ministria... »
Etj. Etj.
Dhe s’bën me u ndalë pa u arritë Çkapja e shtetit.