Shtohen lidhjet familjare të Hashim Thaçit në Telekomin e Kosovës – mbesa e Thaçit avancon kunatin

Aktuale

Shtohen lidhjet familjare të Hashim Thaçit në Telekomin e Kosovës – mbesa e Thaçit avancon kunatin

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:31
Hashim Thaçi, Faton Musa

Lidhjet e Hashim Thaçit janë forcuar edhe më shumë në Telekomin e Kosovës. Mbesa e Thaçit, Merita Krasniqi, që mbanë postin e zv/drejtoreshës së Departamentit të Marketingut, ka avancuar kunatin e saj në këtë ndërmarrje, Faton Musën.

Burime të Sinjali kanë konfirmuar se Musa që deri më tash kishte qenë zyrtar i marketingut, tashmë ka marrë postin e koordinatorit në Departamentin e Marketingut.

Këtë pozitë deri më tani kishte qenë duke e mbajtur djali i vëllait të Hashim Thaçit, Drilon Thaçi, por ai javë më parë u bë zv/drejtor në Departamentin e Inovacionit. Pas avancimit të Drilonit, pozita e koordinatorit kishte mbetur e lirë, ku është avancuar kunati i mbesës së Thaçit.

Në fakt lidhjet familjare në Telekomin e Kosovës kanë qenë njëra prej arsyeve që dje Qeveria Kurti, shkarkoi bordin e kësaj ndërmarrje.

Mes të tjerash në arsyetim thuhej se keqpërdorimet, shpenzimet dhe punësimet, kanë qenë arsyeja e shkarkimit të gjithë bordit të kësaj ndërmarrje.

Gazeta Sinjali në vazhdimësi kishte raportuar për shpenzimet e kësaj ndërmarrje, ku përveç shpenzimeve drejtoresha e bordit, Besa Shatri dhe anëtari i bordit, Sead Ujkani, i ishin bashkuar udhëtimit të udhëheqësve të Telekomit për në Paris, me financa të ndërmarrjes, ani pse rregullorja ua ndalonte një veprim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat