A do t’iu hyjë fshesë Konjufca edhe ambasadorëve? Ja kush po e kërkon rishikimin e tyre

Aktuale

A do t’iu hyjë fshesë Konjufca edhe ambasadorëve? Ja kush po e kërkon rishikimin e tyre

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:23
Glauk Konjufca

Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca, sot ka shkarkuar nga detyra 14 konsuj, të emëruar kundërligjshëm nga pushteti i kaluar.

Duke komentuar këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, analisti politik Blerim Vela, ka thënë se qeveria e re, duhet të rishikojë të gjitha emërimet, përfshirë edhe ambasadorët politik dhe të gjitha nivelet tjera diplomatike.

Vela ka kërkuar që rishikimet të bëhen nga viti 2008-2009, për ndikime politike dhe klienteliste, përcjell Bota sot.

Postimi i Velës në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Vettingu ne MPJ

Shkarkimet dhe rishikimi i emerimeve jomeritore ne MPJ nuk duhet te kufizohet vetem ne periudhen nga 19 korrik 2019, 6 tetor 2019 apo kohezgjatja e qeverise se PAN nga shtatori 2017. Periudha e rishikimit duhet te perfshije menyren e emerimeve ne MPJ gjate gjithe qeverive paraprake nga viti 2010.

Qeveria e re LVV-LDK duhet te rishikoj te gjitha emerimet, perfshire ambasadoret politik/klientelist dhe gjitha nivelet tjera te sherbimit diplomatik dhe konzullor. Per kete mund te perdoren deshmite e Shoqates Sindikale te Anetareve te Sherbimit te Jashtem (SHSASHJ) - shih dokumentet e bashkengjitura.

Do te ishte mire qe secili emerim ne sherbimin e diplomatik dhe konzullor jashte konkurseve fillestare te vitit 2008/2009 te rishikohet per ndikime politike dhe klienteliste. Identifikimi i personave politikisht te emeruar dhe atyre te emeruar ne menyre jomeritore mund te behet lehte permes auditimit te zyres se personelit te MPJ dhe raportimeve mediale te kohes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat