Shteti i parë që njohu Kosovën nga viti 2018, vjen reagimi i ministrit Konjufca

Aktuale

Shteti i parë që njohu Kosovën nga viti 2018, vjen reagimi i ministrit Konjufca

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:05
Glauk Konjufca

Shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Të njëjtin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Konjufca ka thënë se njohja e Kosovës nga Xhamajka, është moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

Kosovën nuk e kishte njohur asnjë shtet që nga viti 2018.

Postimi i Konjufcës:

Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës.

Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat