Reka: Asnjë dikaster i Qeverisë Kurti nuk u konsultua për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë

Aktuale

Reka: Asnjë dikaster i Qeverisë Kurti nuk u konsultua për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:03
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka qenë e konsultuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për linjën ajrore, atë të hekurudhave dhe autostradave me Serbinë.

“As kjo qeveri, as ministri Kurti nuk kanë qenë të njoftuara e as të konsultuara për aktin e këtij nënshkrimi. Kjo qeveri nuk ka qenë e kyçur në nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë”, ka thënë ai.

Reka ka shtuar se nëse ato do të anulohen, do të vendosë Qeveria me kohë.

Duke folur për njohjet ndaj Kosovës, ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, tha se nga shtetet mosnjohëse më problematikja është Qipro dhe se për shtete tjera ka përshtypjen se me kalimin e kohës mund të ndryshojnë qëndrim.

“Problemin më të madh e shoh të Qipro, por për shtetet tjera kam përshtypjen që mund të ndryshojnë. Sllovakia dhe Romania gjithsesi, Greqia me njohjen e pasaportave dhe me një qëndrim pak më fleksibil, Spanja është një çështje në vete, por unë nuk do ta komentojë”, ka thënë ai.

Ai thotë se emërimi i përfaqësuesit special për bisedimet Kosovë-Serbi, tregon për një shpejtim të procesit.

Ai thotë se bisedimet e deritanishme nuk lanë për të dëshiruar.

“Në prononcimet shtatëvjeçare Komisioni Evropian theksonte që janë mediatorë neutral, por ata ishin edhe neutral ndaj statusit të Kosovës. Unë them që fatmirësisht u ndërpre ky proces, unë them se gati përfundoi në kontestimin e njërit shtet”, ka thënë ai.

Ai thotë se edhe në deklaratat e fundit të Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmeri, u tha se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, duke shtuar se, një gjë e tillë nuk u pa në asnjë dokument të Komisionit Evropian.

Ai thotë në Rubikon se nuk do të ketë impakt prapavija e shteteve mosnjohëse të cilat do të jenë pjesë e negociatave me Serbinë.

Diplomat shumë dinamik e ka quajtur të dërguarin e presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Grenell është duke luajtur një rol i cili ka munguar gjatë dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat