Haradinaj akuzon rëndë Kurtin: Po donë me e kthye Serbinë në Kosovë!

Aktuale

Haradinaj akuzon rëndë Kurtin: Po donë me e kthye Serbinë në Kosovë!

Nga: K.M Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:08
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është i ftuar në një emision, i pyetur se pse mendon se Albin Kurti është i pa zoti dhe mashtrues, ai është përgjigjur duke e goditur "nën brez" kryeministrin aktual të vendit, duke vazhduar të e quaj mashtrues, por ka shkuar edhe tutje duke thënë se ai është i zoti vetëm në një gjë, vetëm në rikthimin e Serbisë në Kosovë.

"E kam pas dëgjua një deklaratë të Kadri Veselit në Kuvend, edhe pse me të nuk pajtona në shumë gjëra, në atë deklaratë pajtona plotësisht, Albin Kurti është shumë i zoti me e rikthye Serbinë në Kosovë, këtë punë e bënë më së miri", ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat