Reka tregon se si ia bëri Kurti ofertën për të qenë ministër

Aktuale

Reka tregon se si ia bëri Kurti ofertën për të qenë ministër

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:17
Blerim Reka dhe Albin Kurti

Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka thënë se Albin Kurti, në ditën e parë të këtij viti kishte vizituar atë për ta ftuar të bëhej ministër i Punëve të Jashtëm.

“Oferta konkrete ka qenë në ditën e parë të këtij viti kur zoti Kurti më ftoi dhe më tregoi për postin e ministrit të Jashtëm dhe u pajtuam”, është shprehur Reka.

Ai ka folur edhe për ndërrimin e pozitës së tij pas emërimit të Glauk Konjufcës si ministër i Jashtëm. Sipas Rekës, Konjufca ishte njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje prandaj dhe e meritonte një pozitë të tillë.

“Ia vlente, Konjufca është njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje dhe e meritonte një pozitë të tillë, unë nuk e konsiderova shkelje të dinjitetit apo personalitetit”, ka thënë Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat