Haki Abazi: Askush nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet

Aktuale

Haki Abazi: Askush nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing se askush nga anëtarët e qeverisë nuk ka thënë se taksa me Serbinë nuk do të hiqet, por se ajo do të hiqet në kohën e duhur.

Qeveria Kurti ka premtuar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, por nuk ka potencuar se kur do të ndodhë kjo.

“Nuk ka koherencë mes raportimeve se SHBA’ja do të largojë trupat nga Kosova, dhe heqjes së taksës. Askush nga qeveria nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet”, ka thënë ai.

“Ne po analizojmë heqjen e tarifës në kohën kohen e duhur në mënyrë që të mos lejojmë asnjë ditë vakuum.  E dimë se në dialog është folur edhe për territore. Nuk duam të rrezikojmë me këtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat