Çka po paralajmëron për nesër juristi i Vetëvendosjes?

Aktuale

Çka po paralajmëron për nesër juristi i Vetëvendosjes?

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:36
Vetëvendosje

Juristi nga Lëvizja Vetëvendosje Getoar Mjeku, ka përmendur tri gjëra që kanë ndodhur sot në Kosovë.

Ai ka thënë se Ministria e Drejtësisë ua ndali kapësve të shtetit, që t’i bëjnë noterë të afërmit e tyre, Xhamajka e njohu Kosovën dhe përfaqësuesja dardane fitoi në basketboll ndaj Islandës.

Mjeku ka paralajmëruar se nesër do të vazhdojnë të punojnë prapë me gëzim, përcjell Bota sot.

“Ministria e Drejtësisë ua ndali shtetkapësve orvatjen me i ba noterë t'afërmit e partneret e tyne, Xhamajka e njohu Republikën e Kosovës mbas dy vjetësh pa njohje të reja, përfaqësuesja dardane fitoi në basketboll ndaj Islandës, dhe nesër do të vazhdojmë prapë me punu me gëzim. U shashtrisëm! #qeveriaKurti”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat