Policia gjen se Valdete Bllaca përdori më shumë plumba në tragjedinë në Gjilan

Aktuale

Policia gjen se Valdete Bllaca përdori më shumë plumba në tragjedinë në Gjilan

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:51
Valdete Bllaca

Dy ditë më parë, policja Valdete Bllaca nga Gjilani vrau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas vetën.

Media mëson nga burimet e veta se në shtëpinë ku ndodhi vrasja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja të plumbave të armës Glock 19, me të cilët është kryer krimi. Anipse, ajo i kishte qëlluar ata dhe vetën me nga dy plumba në kokë.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se, me këtë rast janë përdorur dy karikatorët.

Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Media mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth3-4 orëmes kufomash.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma kur Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Trupi i pajetë i saj u gjetë në koridorin e shtëpisë, pranë të cilit u gjetë edhe arma me të cilën ajo ekzekutoi katër anëtarët e familjes dhe në fund veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat