Zana Bytyqi-Geci e OJQ “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me Kryeministrin Albin Kurti për ligjin për Gjykatën Speciale

Aktuale

Zana Bytyqi-Geci e OJQ “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me Kryeministrin Albin Kurti për ligjin për Gjykatën Speciale

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:46
Albin Kurti

“Edhe Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiçi, e të tjerët si Ministri i tij i Jashtëm, Ivica Daciçi, duhet që të thirren nga prokurori Jack Smith që të bëjnë një udhëtim deri në zyrën e tij në Hagë për të dëshmuar apo intervistuar si të dyshimtë për krime lufte, sepse ata ishin ministra dhe zëdhënës të Sllobodan Millosheviqit. E që kjo të bëhet e mundshme, së pari duhet plotësuar ligji për gjykatën speciale për krimet e luftës nga parlamenti i Kosovës,” shkruan në një letër Kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa’, Zana Bytyçi-Geci, drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të cilin ajo kërkon takim për të çuar përpara kërkesën e njohur të shoqatës për plotësimin e ligjit në fjalë nga parlamenti i ri i vendit.

 Bytyqi-Geci në këtë letër sot ka kërkuar një takim me Kryeministrin Albin Kurti, për t’ia dorëzuar atij kërkesën, tash edhe në cilësinë e kreut të ekzekutivit të vendit tonë, për plotësimin e ligjit për gjykatën speciale, me seli në Hagë të Holandës, për krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhe sqaruar atij personalisht pse kjo duhet të ndodhë patjetër.

 Bytyqi-Geci shkruan në letrën publike se meqë pozita e Kurtit tash ka ndryshuar, dhe edhe qeveria e re  e koalicionit e pranojnë realitetin e ekzistencës së gjykatës, të cilën Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kishte kundërshtuar dhe mos-njohur deri para pak muajve, ai mund të iniciojë në Kuvendin e tashëm të vendit - ku partitë në pushtet e kanë shumicën e votave - kërkesën shoqatës për plotësimin e ligjit të gushtit të vitit 2015, në mënyrë që gjykata në fjalë të merret edhe me , dhe së pari, me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë e t’i ndëshkojë vrasësit serbë për krimet e bëra gjatë luftës.

Bytyqi-Geci në letër shkruan se delegacioni i shoqatës ka edhe plotë çështje të tjera për të biseduar dhe kërkuar nga Kurti në pozitën e tij të re institucionale dhe nga partia në krye të cilës është ai, që ndërlidhen me krimet e Serbisë, por se ato do të t’ia bëjnë sy-me-sy në takimin e kërkuar.

 Më poshtë letra e shoqatës nga Klina ‘Familja dhe Shpresa’:

Dërgesë publike:                                                          Prishtinë/Klinë, 21 Janar 2020

Për: Kryeministrin e Republikës së, Albin Kurti,

Nga: Zana Bytyqi, OJQ “Familja dhe Shpresa” 

Tema: Ligji për gjykatën speciale

Kërkesë për takim

Zotëri Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

Unë Zana Bytyqi-Geci, kryesuese e shoqatës “Familja dhe Shpresa” si dhe familjarët e tjerë të 86 të vrarëve e të zhdukurëve civilë nga komuna e Klinës me 4 Prill 1999 në Masakrën e Kralanit, me këtë dërgesë po ju kërkojmë një takim me ju personalisht në zyrën tuaj.

Në këtë takim ne do t’ju dorëzojmë personalisht juve krejt kërkesat me shkrim që iu kemi bërë që nga 13 Nëntori 2016 krejt institucioneve të Republikës së Kosovës, krejt partive politike e krerëve të tyre, krejt parlamentarëve të kuvendeve të kaluara, për plotësimin e ligjit të mbrapshtë për gjykatën speciale selektive për pretendimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës, ligj dhe gjykatë kjo e cila e ka amnistuar Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat