Paralajmerohen shkarkime të reja në doplomacinë e Kosovës, ja kush mund të prekët

Aktuale

Paralajmerohen shkarkime të reja në doplomacinë e Kosovës, ja kush mund të prekët

Nga: A.J Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Foto

Qeveria e Republikës se Kosovës që je ka filluar më shkarkime të ndryshme që nga Bordi i Telekomit e deri të konsujt neper shtete të ndryshme të botes.

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka folur rreth vendimit të Ministrit Glauk Konjufca për shkarkimin e 14 konsujve. Ahmeti ka paralajmëruar edhe shkarkime të reja në diplomaci, derisa ka shtuar se për fenomenet e shkeljes së ligjit nuk do të shikohen emra, prejardhja apo qëndrimet partiake.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se vendimet e radhës do t’i marrin me maturi dhe në kohën e duhur dhe se nuk do të trajtojnë asnjë rast me emër të përveçëm.

Postimi i plotë:

Dje, Ministri Konjufca vendosi për shfuqizimin e një vendimi të paligjshëm të Ministrit të kaluar. Ky ishte hapi i parë në rrugën për kthimin e rregullit dhe ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Vendimi i djeshëm nxiti entuazizëm tek qytetarët dhe anëtarët e Shërbimit të Jashtëm, gjë që tregoi se ka vullnet dhe besim për ndryshimet për të cilat jemi votuar. Por, vendimi i djeshëm nxiti edhe raportime e reagime për raste të tjera të përveçme e të dyshuara për shkelje.

Në lidhje me reagimet mbi rastet e tjera, duhet t’i kemi parasysh dy gjëra:

Së pari, ne nuk do ta trajtojmë asnjë rast me emër të përveçëm. Pra, do të punojmë që fenomenet e shkeljes së ligjit në Shërbimin e Jashtëm të luftohen, duke mos shikuar emra, prejardhje apo qëndrime partiake.

Së dyti, dje ishte vetëm hapi i parë. Vendimet e radhës do t’i marrim me maturi dhe në kohën e duhur.

Ndryshimi ka filluar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat