Daçiq:" Nëse Tirana edhe Prishtina bëjnë atë- atëherë Serbinë s’mund ta ndal askush"

Aktuale

Daçiq:" Nëse Tirana edhe Prishtina bëjnë atë- atëherë Serbinë s’mund ta ndal askush"

Nga: F.B Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion ndaj Prishtinës që të ndaloj fushatën për njohjen e Kosovës, ashtu si po bënë presion ndaj Serbisë ka thënë ministri i jashtë serb Daçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Srbia është në goditje të bashkësisë ndërkombëtare, që shumë herë ka thënë për shkak fushatës agresive kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, që ka rezultuar më tërheqje të njohjeve.

Mediet në Kosovë kanë transmetuar se kryesi i detyrës së ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj ka deklaruar se i ka propozuar Prishtinës që me mjetet e përbashkëta financiare të nisin fushatën për njohje të shtetit të Kosovës.

"Pres që vendet e mëdha perëndimore ashtu si bëjnë presion ndaj neve për të ndaluar fushatën e tërheqjeve të njohjeve të Kosovës, të bëjnë presion të ngjashëm ndaj Prishtinës edhe Tiranës të heqin dorë nga ajo ide. Vetëm një hap i tillë do të ishte parimor dhe përgjegjës, por nuk shpresoj shumë se kjo dë të realizohet ", tha Daçiq për “Blic”.

Ai nënvizon se nëse propozimi i Tiranës fillon të realizohet, atëherë askush me mendje të shëndoshë nuk mundet me ndal Serbinë dhe të arsyetoj ndalimin e projektit kombëtar që të ftoj anëtarët e OKB-së që të shqyrtojnë vendimin për pranimin e Kosovës.

Ministri ka shtruar edhe pyetjen se çfarë harxhime duhet të ndajë së bashku Prishtina edhe Tirana. " E vetmja nëse mendojnë të japin mito zyrtarëve për takime edhe për të detyruar qeveritë e tyre të pranojnë Kosovën. Nuk do befasohesha nëse mendojnë ashtu, apo se kanë bërë ashtu në të kaluarën, por befasohem se për këtë flasin hapur ", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat