Kurti priti në takim Ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Diallo

Aktuale

Kurti priti në takim Ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Diallo

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:15
Albin Kurti, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, të shoqëruar prej këshilltarit të Ambasadës së Republikës së Guineas në Berlin, Mamadou Bouliwel Sow.

Ambasadori i shprehu urimet në emër të tij dhe autoriteteve të vendit të tij për Qeverinë e re.

Ndërkaq Kurti i uroi punë të mbarë ambasadorit, të cilin më pas e falënderoi për urimet, por veçanërisht për aktin e njohjes së Kosovës nga shteti i Guineas. Ai nënvizoi se kjo bën pjesë në linjën e besnikërisë ndaj historisë së dy popujve.

Kryeministri po ashtu shprehu dakordësinë e tij me vizitën e mundshme të Presidentit të Guineas, si dhe me shënimin e relacioneve kulturore dhe ekonomike mes dy shteteve. Përvojat përkatëse të dy shteteve në të shkuarën duhet ta nxisin bashkëpunimin në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat