“Mjaft më!” Kërkohet të mblidhet urgjentisht Kuvendi për skandalin diplomatik

Aktuale

“Mjaft më!” Kërkohet të mblidhet urgjentisht Kuvendi për skandalin diplomatik

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:18
Flamuri i Xhamajkës

Analisti i çështjeve politike Faik Krasniqi, ka reaguar pas skandalit me njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Krasniqi ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe përgjegjësit për këtë skandal, të japin përgjegjësi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se “joserioziteti” prej dy dekadash, i ka kushtuar me izolim Kovovës.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht për këtë skandal diplomatik. Nëse duam të bëhemi shtet serioz dikush duhet të jap përgjegjësi. Nuk shkon me tallje. Ky joseriozitet prej dy dekadash na ka kushtuar rëndë. Jo rastësisht nuk kemi ngelur të vetmit në Evropë të izoluar. Nëse veprojmë edhe bota e moderuar na merrë seriozisht. Mjaft më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat