Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqi publikon një video të Thaçit, ja çka thotë për skandalin me Xhamajkën

Aktuale

Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqi publikon një video të Thaçit, ja çka thotë për skandalin me Xhamajkën

Nga: Bota sot Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:11
Sefedin Krasniqi

Edhe Sefedin Krasniqi, publicist dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka komentuar për skandalin me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Ai ka thënë se duhet të vërtetohet në cilën gjuhë ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi, lajmin për njohjen e Kosoves nga Xhamaijka ambasadorja Vlora Çitaku.

Krasniqi ka kujtuar se si presidenti Thaçi e kishte ngatërruar një herë në OKB pyetjen e gazetares.

Ai ka publikuar në Facebook, edhe këtë moment.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Duhet të vërtetohet se në cilën gjuhë ia ka derguar Thaçit lajmin për njohjen e Kosoves nga Jamaica, Vlora Çitaku. Nese ia ka derguar në gjuhen angleze, krejt normal që Thaçi e ka ngaterruar, sikur që e pati ngatëruar njehere në OKB, pyetjen e nje gazetareje, nese ishte takuar me ambasadorin e Rusise ne OKB- Churkin!? Thaçi ne fillim pergjigjet; Yes. Pasi kujtohet mirë, e veren që i ka kap keq, e korrigjon pergjigjen: No, Churkin, no. Turk, turks... !

Shikojeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat