Edhe Skënder Hyseni flet për rastin e Xhamajkës

Aktuale

Edhe Skënder Hyseni flet për rastin e Xhamajkës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:22
Skënder Hyseni

Lidhur me njohen e shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, e cila po del të mos jetë e vërtetë, ka folur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Ai ka thënë se në raste të tilla, ka mundësi që të kishte një keqkuptim në deklaratat e ndërsjella mes diplomacive.

”Sigurisht ka ndodhur ndonjë keqkuptim me autoritetet e Xhamajkës. E gjitha çka duhet të bëhet është pritja e një note verbale që konstaton njohjen”, ka thënë Hyseni.

”Atë çka e shoh tepër shqetësuese është mungesa e harmonizimit të veprimeve në planin ndërkombëtar.Të gjithë bartësit e institucioneve në rrafshin ndërkombëtar, të ndërgjegjësohen për nevojën e foljes me një zë të unifikuar në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

”Vërtetimi nuk bëhet ndryshe përpos një note diplomatike në të cilën konstatohet njohja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat