Nuk është gjithçka e lehtë, vjen vështirësia e radhës e qeverisë Kurti

Aktuale

Nuk është gjithçka e lehtë, vjen vështirësia e radhës e qeverisë Kurti

Nga: V.R Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:35
Qeveria Kurti

Qeveria Kurti, që në muajin e parë të funksionimit, ka filluar me shkarkimet në bordet e ndërmarrjeve, ndër më kryesorët. Fjala vjen, gjatë kësaj jave, u shkarkua bordi i Post Telekomit të Kosovës.

Poashtu edhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, shkarkoi disa konsuj të emëruar në qeverinë Haradinaj.

Shumë zyrtarë të qeversië, duke përfshirë kryeministrin Kurti, deklaruan se ky është  veç fillimi.

Nga ana tjetër, publicistja Donika Gashi, nëpërmjet një postimi deklaroi se për të shkarkuar lartë, është kollaj. Halli është tek gjendja që është në pjesën e poshtme tëduke përfshirë zyrtarë administrativë.

Sipas saj, kjo ka me qenë sfida kryesore e qeverisë së re.

Postimi plotë:

Nalt' osht kollaj me shkarku ngarkesën. Me nji vendim e pastron vendin.

Por qysh me ia ba për sistemin e kapun prej s'poshti prej zyrtarëve administrativë, injorantëve e grumbujve t'hajduçve nën hije?

Kjo ka me qenë sfida kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat