Zbulohet armiku më i madh i Kosovës

Aktuale

Zbulohet armiku më i madh i Kosovës

Nga: V.R Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Kosova

Në fillim kur u dha lajmi që shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën shtet, i madh e i vogël, pozitë e opozitë, vrapuan për t’i marrë meritat. Kush më pak e kush më shumë.

Nuk kaloi shumë kohë, u demantua lajmi dhe doli që, në fakt, Xhamajka, nuk e ka njohur Kosovën shtet.

Kjo, për fat të keq, e vuri diplomacinë vendore në një situatë shumë të turpshme.

Pasojë e gjithë kësaj situate, sipas njohësit të politikave ndërkombëtare, Armend Mujës, është protagonizmi.

Ai, shtoi se armiku i Kosovës, protagonizmi, po ia humb vendit domethënien si shtet.

Në një postim publik, Muja, shtoi se për shkak të protagonizmit, në perëndim është kriminalizuar edhe ngacmimi seksual, ndërsa Kosova kishte mbetur e heshtur për dhunimet gjatë luftës.

Postimi plotë:

Protagonizmi si armik i Kosoves: vitet e fundit ishte ndertuar nje levizje qe bente thirrje per pergjegjesi te shtetit te Serbise ndaj dhunimeve te luftes. Kjo kishte shume domethenie sidomos ne SHBA me Levizjen #MeToo. Ne Perendim eshte kriminalizuar edhe ngacmimi seksual ndersa Kosova kishte mbetur e heshtur per dhunimet gjate luftes. Tek ne del Znj.Brovina, paturpesisht, me nje fotografi fakeneës duke demtuar thelbesisht interesin e viktimave dhe Kosoves.Protagonizmi me cdo kusht eshte bere armiku I Kosoves. Kur e kini njet me u ndale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat