Albin Kurti merr një vendim për të gjithë ministrat e tij

Aktuale

Albin Kurti merr një vendim për të gjithë ministrat e tij

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:50
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë me dije ministrave të kabinetit të tij që marrëveshjet apo projektet, të mos implementohen e publikohen pa miratimin e tij.

Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një shkrese zyrtare ndërsa të njejtin mesazh, ua ka dërguar edhe agjencive, departamenteve dhe dikastereve të ministrive.

Kurti tutje ka bërë me dije se duhet shtuar kujdesin në proceset e përzgjedhjet dhe krijimit të listave të kandidatëve, që janë proceduar nga Qeveria e kaluar, ajo e Ramush Haradinajt.

“Për të mos u detyruar që të bëjmë punë të dyshitë, kërkoj nga ju që të shqyrtoni procedurat, kualifikmet, dhe sipas ligjit për shërbimin civil të sigurohet dhe respektohet posaçërisht parimi i meritës”, thuhet në njoftimin në zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat