Njohësi i çështjeve politike Blerim Vela, ka komentuar për skandalin me njohjen e Kosovës nga Xhamajka.
Ai në një postim në Facebook, ka pyetur se si Partia Demokratike e Kosovës, nuk është deklaruar ende për këtë çështje, përcjell Bota sot.
Vela ka hedhur dyshime se reagimi zyrtar i Presidencës, e paraqet qëndrimin zyrtar edhe të kësaj partie.
“Si është e mundur që partia kryesore opozitare PDK-ja, të mos deklarohet për skandalin e "njohjes" nga Xhamajka? Asnjë kërkesë për llogaridhënie...
Apo ndoshta reagimi zyrtar i Presidencës paraqet edhe qëndrimin zyrtar të PDK.”, ka shkruar Vela në një postim në Facebook./BS