Mushkolaj: Çitaku të dorëhiqet, nëse vërtetohet se është ‘fake news’ lajmin për njohjen nga Xhamajka

Aktuale

Mushkolaj: Çitaku të dorëhiqet, nëse vërtetohet se është ‘fake news’ lajmin për njohjen nga Xhamajka

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 20:22
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj e ka komentuar çështjen e (mos) njohjes nga Xhamajka.

“Natyrisht ishte lajm i gëzueshëm, sepse kishim të bënim me një njohje të shtetit të Kosovës pas një kohe jashtëzakonisht të gjatë. Mos të harrojmë që njohjen e fundit e kishim në vitin 2018”.

“Aq më i rëndësishëm bëhej lajmi kur kihej parasysh se vinte në një situatë mjaft të vështirë për Kosovën kur një numër jo i vogël i shteteve – për shkak të ofensivës diplomatike të Serbisë – i kanë tërhequr njohjet. Rëndësia u bë edhe më e madhe në këtë rast”.

“Demantimi nga Ministrja e Jashtme e Xhamajkës erdhi si një dush i ftohtë, shuajti gëzimin e të gjithë neve dhe gjithë kjo situatë me të drejtë po quhet ‘Skandali i Xhamajkës’, edhe pse nuk e kemi ende deklarimin e personit kryesor që është çelësi i lajmit – ambasadorja Vlora Çitaku”.

Por, pse ndodhi “Skandali i Xhamajkës” dhe kush është fajtor?

Mushkolaj ka thënë se gjithë kjo situatë i shkon në favor Serbisë.

“Tash kemi reagimet nga Serbia. Ivica Daçiq dhe zyrtarët e tjerë serbë kanë të drejtë të thonë mendimet e veta, por për mua është jashtëzakonisht e pakuptimtë se si pikërisht në këtë situatë kur nuk ke notë verbale ngutesh dhe e publikon lajmin”.

“Ne kemi pasë tërheqje të njohjeve edhe kur kemi pasë notë verbale, lëre më tash kur thjesht presidenti është bazuar në një njoftim të marrë nga ambasadorja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat