Ymeri: Më quajtën tradhtar dhe i shitur kur u çova në këmbë për flamurin, a i bie që edhe Kurti tash është i tillë?

Aktuale

Ymeri: Më quajtën tradhtar dhe i shitur kur u çova në këmbë për flamurin, a i bie që edhe Kurti tash është i tillë?

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:42
Visar Ymeri

Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri, ka folur edhe çasjen ndryshuar nga VV ndaj flamurit.

Para se të vinte VV në pozitë, nuk e njihte flamurin e as himnin e Kosovës, me ardhjen e tyre në pushtet, VV ndryshoi çasje dhe tani vepron të kundërtën.

Ymeri tha se nga Elvis Hoxha ishte linçuar si tradhtar e i shitur veç pse është ngritur për flamurin. Ndërsa thotë se tani bie që edhte Kurti e Hoxha janë tradhtar.

‘’Më quajtën tradhtar e i shitur, tash edhe ata po çohen në këmbë për flamurin. Për ditën e flamurit e kam bërë pyetjen se a i bjen tash edhe Albin Kurti të jetë tradhtar?. Elvis Hoxha u zgjua në këmbë për flamurin. Po ballafaqohen me mëkate që i kanë bërë gjatë rrugëtimit të tyre poliitk’’, tha Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat