Abelard Tahiri: Shqetësuese që Albin Kurti nuk e ka derën e hapur nga Amerika

Aktuale

Abelard Tahiri: Shqetësuese që Albin Kurti nuk e ka derën e hapur nga Amerika

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:50
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së, ka thënë se është shqetësues fakti që kryeministri Albin Kurti nuk i ka në nivel raportet me SHBA-të.

‘’Shqetësuese që vendin ta drejtojë një kryeministër që raportet e tij me SHBA nuk i  ka në nivelin që do të duhej të ishin’’, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur edhe pjesëmarrjen e zbehtë të Kurtit në samitin e Munihut.

‘’Kishim edhe rastin e pjesëmarrjes në Munih. Hera e parë që kryeministri jonë nuk takohet nga niveli më i lartë i sekretarit amerikan. Mjaft shqetësuese. Kurti nuk e ka derën e hapur nga Departamenti i Shtetit’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat