Lumir Abdixhiku merr një tjetër vendim të rëndësishëm, jep detaje të rëndësishme se për çfarë është e përkushtuar Qeveria Kurti

Aktuale

Lumir Abdixhiku merr një tjetër vendim të rëndësishëm, jep detaje të rëndësishme se për çfarë është e përkushtuar Qeveria Kurti

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat