Pacolli reagon pas vendimit të Abdixhikut për ndërtimet tek Badovci

Aktuale

Pacolli reagon pas vendimit të Abdixhikut për ndërtimet tek Badovci

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 11:50
Ilustrim

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi ministri Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Komuna që ta anulojë vendimin për ndërtimet tek Liqeni i Badovcit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Projekti në Liqenin e Badovcit nuk do të realizohet dhe se askush më nuk do të shkel të drejtën e qytetarëve për ujë të pastër, përcjell Bota sot.

“Qytetarët fituan. Kjo na jep më shumë zemër për angazhim të përbashkët për të mirën e vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Askush më nuk mund të shkel të drejtën e qytetarëve për ujë të pastër.

Projekti në Liqenin e Badovcit nuk do të realizohet.

Më në fund kemi një Qeveri që dëgjon dhe mbron interesat e qytetarëve.

Qytetarët fituan. Kjo na jep më shumë zemër për angazhim të përbashkët për të mirën e vendit tonë.

Nuk duhet të ndalemi kemi ende shumë projekte të dëmshme që duhet t'i ndalim.

Të vazhdojmë me ndaljen e ndërtimit të hidrocentralit në Biti të Poshtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat