Lladrovci tregon hapat që do t’i marrë bashkëshorjta e tij, pas vendimit të ministres Haxhiu

Aktuale

Lladrovci tregon hapat që do t’i marrë bashkëshorjta e tij, pas vendimit të ministres Haxhiu

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:49
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së gazetares për punën e deritanishme të qeverisë “Kurti”.

Mirëpo, kur është pyetur për vendimin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth anulimit të provimit të noterisë, ku preket direkt gruaja e Lladrovcit, ai kishte një përgjigje.

“Bashkëshortja ime do t’i marrë të gjitha veprimet ligjore ndaj vendimit që e ka marrë ministrja”, ka thënë ai.

Ndryshe, me 29 qershor të vitit të kaluar 60 kandidatë kishin kaluar provimin me shkrim për noterë.

Në mesin e tyre ishte edhe Shemsije Istogu-Ladrovci,  bashkëshortja e Lladrovcit.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e kontestuar të noterisë, që ka mbetur në gjysmë nga qeveria e kaluar.

Sipas saj, ky proces ishte i komprometuar, duke thënë se do të hapet sërish konkursi.

“Anulimi i këtij vendimi tregon se drejtësia do të udhëhiqet mbi parimin e ligjshmërisë. Unë kam të drejtë të anuloj çdo akt, anulimi i së cilës është në interes të së mirës së përgjithshme”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat