Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vezët, uji e gazi lotsjellës ishin veprime jodemokratike, me pasoja për demokracinë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se sot partitë dhe shoqëria civile duhet të reagojnë dhe të mos e lejojnë rikthimin e politikës së vezëve.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Rikthehet politika e vezeve ne treg
Vezet, uji e gazi lotesjelles, n'Kuvend e jashte Kuvendit, ishin veprime jo demokratike, me pasoja per demokracine edhe jeten parlamentare n'Kosove.
Sot, jo vetem partite politike e kane obligim te kundershtojne e te distancohen nga keto veprime, por dhe shoqeria duhet te reagoje edhe mos t'lejoje rikthimin e politikes se vezeve.