Burri i Albulena Haxhiut ia shuan shpresat Pan-it, ia përmend edhe fshesën

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut ia shuan shpresat Pan-it, ia përmend edhe fshesën

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:19
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas zërave kundër heqjes së taksës.

Ai në postimin e  tij në Facebook, ka shkruar se Reciprociteti do të jetësohet njëjtë sikur fshesa që ka filluar të spastrojë krimin dhe korrupsionin e PANit.

Postimi i plotë:

Taksa është e ngjashme me rezistencën pasive te viteve 90 (psh. arsimi në bodrume)

Reciprociteti është sikur lufta e UÇKsë e përkrahur nga NATO.

Që të dyja janë inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. E para e kopjuar dobët nga PANi... sot mallrat serbe ende shiten në çdo cep me barkode tjera.

RECIPROCITETI do të jetësohet njëjtë sikur fshesa që ka filluar të spastrojë krimin dhe korrupsionin e PANit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat